“S'kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për sulmet ndaj familjes: Aq sa babai im...

featured
Press Online
20 Maj 2026, 02:59

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, është prekur teksa ka rrëfyer përjetimet e familjes së saj dhe gjithë sulmet që iu desh të përballonin në kohën kur ajo u emërua në krye të Drejtorisë së Tatimeve dhe gjatë gjithë periudhës që shërbeu në atë post.

“Kur lexoj që “babai i saj ish-punonjës i Sigurimit”, babai im nuk ka qenë kurrë pjesë”, tha Shehaj, teksa deklaroi më tej se i at ii saj ka qenë kategorikisht kundër që ajo të merrte drejtimin e Tatimeve dhe të merrej me politikë.

Biseda:

Shehaj: Të vetmen gjë që nuk fal dhe që s’kam për ta falur kurrë,, është të lexoj emrin e nënës dhe të babait në media. Kur vendosin të godasin një individ shkojnë te familja gjithmonë. Kur lexoj që “babai i saj ish-punonjës i Sigurimit”, babai im nuk ka qenë kurrë pjesë.

Borakaj: Ju dhanë ndonjë këshillë kur morët detyrën?

Shehaj: Im atë ka qenë kategorikisht “jo”. Nuk donin sepse e njihnin pjesën politike, më njihnin mua. Unë nuk jam njeri i kompromiseve, nuk jam njeri politik. E dinin që do përfundonte e atillë. Babai më tha vetëm një gjë: me mendtë në kokë sepse kjo derë lexon Ibrahim Sehit Shehaj, nuk lexon Brisida Ibrahim Shehaj. Më dhemb që për fajin tim të lakoheshin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter