“Ma përplasi derën në fytyrë…” Hayden Panettiere shpërthen ndaj nënës pas sulmeve për librin e saj!

featured
Press Online
19 Maj 2026, 21:18

Aktorja e njohur Hayden Panettiere ka reaguar publikisht pas deklaratave të forta të nënës së saj, Lesley Vogel, e cila kritikoi ashpër librin autobiografik të vajzës së saj.

Në një intervistë të fundit, Hayden tregoi se për shumë vite kishte shpresuar për një pajtim me të ëmën dhe se gjithmonë kishte lënë një “derë hapur” për të rindërtuar marrëdhënien e tyre. Por sipas aktores, reagimi i Lesley ndaj librit të saj ia ka shkatërruar përfundimisht këtë shpresë.

Ma përplasi derën në fytyrë

-la të kuptohej aktorja, duke shtuar se nuk habitet më nga sjelljet e së ëmës, të cilën e akuzon se gjithmonë ka vendosur veten në plan të parë.

Konflikti mes tyre u ndez pas publikimit të kujtimeve të Hayden, “This Is Me: A Reckoning”, ku aktorja rrëfen momente të vështira nga jeta personale dhe karriera. Nga ana tjetër, Lesley Vogel e ka quajtur librin një “makth” për të dhe e akuzon vajzën se i ka shkaktuar trauma për vite me radhë vetëm për përfitime financiare dhe vëmendje mediatike.

Në mbështetje të Hayden ka dalë edhe ish-partneri i saj, Brian Hickerson, i cili ka kritikuar ashpër Lesley, duke e quajtur një nga njerëzit më të këqij që ka njohur ndonjëherë.

Pavarësisht tensioneve, Hayden Panettiere duket e vendosur të mos heshtë më, ndërsa libri i saj ka rikthyer në vëmendje dramën e fortë familjare që prej vitesh zhvillohet larg kamerave.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter