Audemars Piguet dhe Swatch prezantojnë koleksionin e ri!

featured
Press Online
19 Maj 2026, 08:05

Prodhuesi zviceran i orëve luksoze Audemars Piguet ka krijuar orë që nga viti 1875. Kompania ka një histori të pasur inovacionesh, përfshirë zhvillimin e orës së parë “skeleton” në vitin 1934 dhe prodhimin e disa prej orëve më të holla në botë. Sfida më e fundit ndaj traditës është bashkëpunimi me Swatch, e njohur për krijimin e orëve lozonjare dhe të përballueshme.

Ky hap është pjesë e vizionit të drejtoreshës ekzekutive të Audemars Piguet, Ilaria Resta, për të sfiduar kufijtë e industrisë së orëve, reputacioni i së cilës shpesh lidhet me tradita të ngulitura dhe mendësi konservatore. Ajo është veçanërisht e përkushtuar për të ndryshuar narrativën se prodhimi i orëve është një art konservator dhe i dominuar nga burrat.

Koleksioni i ri “Royal Pop” nga Audemars Piguet dhe Swatch “bashkon kreativitetin dhe guximin me artin e lartë të orëndreqësisë”, thuhet në njoftimin për media të kompanive. I frymëzuar nga Pop Art, bashkëpunimi ri sjell në një formë të re orën e xhepit Royal Oak, të prezantuar nga Audemars Piguet në vitin 1972.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter