Georgina Rodriguez surprizon me look-un e ri dhe shkëlqen në tapetin e kuq!

featured
Press Online
19 Maj 2026, 07:11

Georgina Rodríguez mori gjithë vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në “Cannes Film Festival”, ku u shfaq me një transformim të ri që ndezi menjëherë rrjetet sociale.

Partnerja e Cristiano Ronaldo u prezantua në ceremoninë “Kering Women in Motion Awards 2026” me flokë bjonde platini, duke surprizuar publikun me ndryshimin drastik në pamje.

E veshur me një kombinim elegant dhe luksoz, Georgina kompletoi paraqitjen me bizhuteri të shtrenjta dhe unazën e saj të famshme të fejesës me diamant, duke u kthyer menjëherë në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Look-u i saj i ri u bë viral në rrjetet sociale, ndërsa fansat dhe mediat ndërkombëtare nisën menjëherë komentet për transformimin e saj glamuroz.

Në eventin prestigjioz morën pjesë edhe shumë emra të njohur të industrisë së filmit, modës dhe showbiz-it botëror, ndërsa Georgina u pa si një nga figurat që spikati më shumë në tapetin e kuq.

Përveç jetës së saj pranë Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, Georgina vazhdon të forcojë profilin e saj në industrinë e modës, duke qenë aktualisht edhe imazh i një fushate të rëndësishme ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter