Ismaili: Bedri Hamza është oferta për qytetarët që duan zgjidhje, jo bllokadë

featured
Press Online
18 Maj 2026, 22:58

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka thënë se Bedri Hamza është kandidati që, sipas tij, i përgjigjet nevojave aktuale të Kosovës.

Ismaili tha se Kosova ka nevojë për një kryeministër me përvojë, ekspertizë dhe aftësi për bashkëpunim, e jo për vazhdim të bllokadave politike.

“E kemi një mundësi të mirë, e kemi një kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën, i cili ka ekspertizë të jashtëzakonshme për atë që i nevojitet Kosovës”, tha Ismaili.

Ai shtoi se nëse vendit i duhet një politikan që bashkëpunon me të tjerët dhe ndërton program qeveritar që u përshtatet nevojave të qytetarëve, atëherë PDK dhe Bedri Hamza janë oferta për qytetarin sot.

“Nëse Kosovës i nevojitet bllokadë, nëse i nevojitet një cikël problemesh që sillen rreth politikës, Bedri Hamza nuk është ai. Por nëse Kosovës i duhet një politikan që bashkëpunon me të tjerët dhe arrin të bëjë një program qeveritar që u përshtatet nevojave qytetare, atëherë Partia Demokratike dhe Bedri Hamza janë oferta për qytetarin sot”, u shpreh ai.

https://www.youtube.com/watch?v=flhLP5h1eRs

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter