“Një lloj kolonoskopie të dështuar, ndaj nuk…” Amy Schumer habit me rrëfimin intim pas divorcit!

featured
Press Online
18 Maj 2026, 19:05

Aktorja dhe komediania e njohur Amy Schumer ka bërë një rrëfim surprizues për jetën e saj personale dhe shëndetin, duke zbuluar se një procedurë mjekësore e kryer së fundmi ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën intime.

Gjatë pjesëmarrjes në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, 44-vjeçarja tregoi se iu nënshtrua një kolonoskopie që, sipas saj, “nuk shkoi siç duhet”, duke bërë që të mos ndihet aspak mirë emocionalisht apo fizikisht.

Në fakt pata një lloj kolonoskopie të dështuar, ndaj nuk po ndihem shumë seksuale për momentin

-u shpreh ajo me humorin karakteristik.

Kolonoskopia është një procedurë parandaluese që përdoret për kontrollin e zorrës së trashë dhe diagnostikimin e problemeve si kanceri kolorektal. Megjithatë, Schumer la të kuptohej se eksperienca e saj nuk ka qenë aspak e lehtë.

Pavarësisht kësaj, aktorja tha se ndihet më e lumtur se kurrë në këtë periudhë të jetës së saj. Deklarata vjen vetëm disa muaj pasi ajo konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti Chris Fischer, me të cilin ishte e martuar prej tetë vitesh.

Në dhjetor, Schumer njoftoi fundin e martesës përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se mes tyre vazhdon respekti dhe dashuria për hir të djalit të tyre, Gene.

Aktorja foli gjithashtu edhe për ndryshimet fizike që ka përjetuar së fundmi. Ajo tregoi se ka humbur mbi 13 kilogramë falë trajtimit me Mounjaro dhe terapisë hormonale për simptomat e perimenopauzës.

Sipas saj, trajtimi ka ndikuar pozitivisht në energjinë, humorin dhe mirëqenien e përgjithshme, edhe pse situata e fundit shëndetësore duket se ka ndalur përkohësisht jetën e saj romantike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter