Autoritetet holandeze po përgatisin mjedise karantine në Roterdam, në pritje të mbërritjes së anijes turistike MV Hondius, e prekur nga hantavirusi. Nesër, mjeti lundrues do të ndalet në qytetin portual të Holandës.
Mediat lokale raportuan lajmin, duke specifikuar se janë aktivizuar masa emergjente shëndetësore.
Anija me flamur holandez MV Hondius u nis nga Argjentina më 1 prill për një udhëtim transatlantik. Hantavirusi i zbuluar në bordin e anijes ka shkaktuar tre vdekje, përveç afërsisht një duzine infeksionesh.
Aktualisht nuk ka një vaksinë ose trajtim specifik për infeksionin, por zyrtarët e shëndetësisë mbajnë qëndrimin se rreziku është i ulët dhe hedhin poshtë çdo krahasim me pandeminë COVID-19 e përhapjen e shpejtë që karakterizoi koronavirusin prej fundit të 2019-ës me rastet e para në Kinë e në vazhdim.



