Drake habit sërish fansat, reperi shfaqet me bluzën që po çmend shqiptarët!

featured
Press Online
18 Maj 2026, 00:54

Drake ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e fansave shqiptarë, pasi është shfaqur me një tjetër detaj që lidhet me kulturën shqiptare.

Pas bujës që shkaktoi më herët me një xhaketë të kuqe të zbukuruar me shqiponjën shqiptare, reperi kanadez këtë herë është parë i veshur me një bluzë ku shkruhej “bukë, djath & domate”, një frazë që lidhet menjëherë me mëngjesin tradicional shqiptar.

Pamjet e artistit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar menjëherë me komente dhe teori të ndryshme mbi lidhjen e Drake me elementët shqiptarë.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një “dedikim” të fshehtë për shqiptarët, ndërsa të tjerë janë habitur nga fakti që artisti vazhdon të përfshijë simbole apo referenca të kulturës shqiptare në stilin e tij.

Edhe pse nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga vetë reperi për zgjedhjen e kësaj bluze, paraqitja e tij ka ndezur diskutime të shumta online dhe ka kthyer edhe një herë vëmendjen te raporti i Drake me motivet shqiptare.

Ky nuk është rasti i parë kur Drake surprizon publikun me referenca që lidhen me Shqipërinë, duke bërë që fansat të jenë gjithmonë në kërkim të detajeve të reja në paraqitjet e tij publike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter