Zbulohet paga marramendëse e Ernest Muçit pasi të zyrtarizohet te Trabzonspor

featured
Press Online
17 Maj 2026, 21:16

Ernest Muçi do të zyrtarizohet përfundimisht te Trabzonspori, pasi në Turqi tregojnë se do të paguhet shuma prej 8.5 milionë eurosh te Beshiktashi. Po ashtu janë zbuluar edhe detaje të tjera.

Muçi do të përfitojë një pagë rekord, pikërisht 3.5 milionë euro. Kontrata ndërkohë vlen deri në vitin 2029.

Mesfushori me tipare sulmuese do të bëhet kështu më i paguari i Kombëtares shqiptare. 25-vjeçari ka shkëlqyer në këtë edicion si i huazuar, madje duke u bërë lojtari që po e shtyn Trabzoni drejt fitimit të Kupës së Turqisë.

Me 15 gola të shënuar dhe nëntë të tjerë të asistuar në 34 paraqitje, Muçi kaloi çdo pritshmëri. Besimi kryesor tek ai është pikërisht nga trajneri Fatih Teke.

Me 9.5 milionë euro të shpenzuara për të në total, pasi 1 milion kushtoi huazimi, Muçi bëhet edhe investimi më i shtrenjtë te Trabzonspori. Kështu edhe shkruan historinë me klubin turk.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter