Pamela Anderson dhe Tom Cruise ndezin thashethemet për romancë?

featured
Press Online
17 Maj 2026, 14:49

Hollywood-i po zien nga spekulimet për një lidhje të re të mundshme mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise, pasi raportimet e fundit sugjerojnë se dy yjet janë afruar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

Sipas mediave ndërkombëtare, gjithçka nisi pasi Cruise mbeti i impresionuar nga rikthimi i fuqishëm i Anderson në ekran përmes filmit “The Last Showgirl”.

Burime pranë aktorëve pretendojnë se që prej atij momenti ata kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme, duke nxitur menjëherë dyshimet për një romancë të re në Hollywood.

Filmi bëri që njerëzit ta shohin Pamelën ndryshe, përfshirë edhe Tomin

-ka treguar një burim për mediat rozë, duke shtuar se mes tyre ekziston “një shkëndijë e dukshme” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrethi i tyre i afërt.

Raportimet kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin e fansave, sidomos pasi emri i Anderson është përfolur shpesh muajt e fundit për lidhje të mundshme romantike. Më herët, aktorja u komentua për afrimitetin me Liam Neeson gjatë promovimit të filmit  “The Naked Gun”, megjithëse më vonë ajo sqaroi se nuk bëhej fjalë për një marrëdhënie serioze.

Burime pranë Anderson thonë se aktorja ndodhet në një periudhë të re të jetës së saj dhe është më e hapur ndaj dashurisë dhe eksperiencave të reja.

Ajo po i jep vetes një shans të ri për të qenë e lumtur

-thuhet në raportime, duke lënë të kuptohet se një romancë e re nuk përjashtohet.

Megjithatë, deri tani as Pamela Anderson dhe as Tom Cruise nuk kanë reaguar publikisht për thashethemet që po qarkullojnë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter