Drake “godet” DJ Khaled në këngën e re? Teksti për Palestinën ndez rrjetin!

featured
Press Online
17 Maj 2026, 02:43

Drake ka trazuar rrjetet sociale pas publikimit të këngës së re “Make Them Pay”, ku shumë fansa besojnë se reperi i drejtohet drejtpërdrejt kolegut të tij DJ Khaled për heshtjen ndaj situatës në Palestinë.

Kënga, e cila është pjesë e projekteve të fundit muzikore të Drake, ka tërhequr menjëherë vëmendje për tekstin e saj të fortë dhe mesazhet politike që përmban.

Populli juaj ende po pret fjalët ‘Liri për Palestinën’, por me sa duket nuk është gjithçka bardh e zi, e kuqe dhe jeshile. Unë vërtet i shoh ngjyrat e vërteta të të gjithëve

-dëgjohet të thotë Drake në një nga vargjet më të komentuara të këngës.

Fansat kanë interpretuar këtë si një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj DJ Khaled, i cili është me origjinë palestineze dhe prej kohësh është përballur me kritika nga aktivistë dhe ndjekës për mungesën e deklaratave publike lidhur me luftën në Gaza.

Edhe pse Drake nuk ka komentuar shpesh publikisht konfliktin, reperi hebre ka shprehur më herët mbështetje për armëpushim në Gaza.

Në vitin 2023 ai ishte ndër artistët që firmosën letrën “Artists4Ceasefire”, ndërsa në vitin 2025 u pa duke përshëndetur protestues pro-palestinezë në Kopenhagë.

Debati rreth heshtjes së DJ Khaled nuk është i ri.

Në vitin 2024, kushëriri i tij, sipërmarrësi palestinezo-amerikan Fadie Musallet, deklaroi publikisht se shumë palestinezë ishin ndjerë të zhgënjyer nga mungesa e reagimeve të reperit për situatën në Gaza.

Musallet kishte vënë në dukje edhe faktin se DJ Khaled kishte qenë më parë shumë aktiv për çështje sociale si lëvizja Black Lives Matter, por kishte zgjedhur të mos fliste publikisht për Palestinën.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter