Mario Draghi merr “Karli i Madh”, në ceremoninë e ndarjes së çmimit të rëndësishëm edhe kryeministri Rama

featured
Press Online
17 Maj 2026, 02:32

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani teksa mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të Karlit të Madh.

Kreu i qeverisë ndau disa momente nga ceremonia teksa çmimi i Karlit të Madh 2026 iu akordua ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të unionit monetar evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Çmimi i Karlit të Madh  konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter