Gjendet i pa jetë në mes të rrugës i riu në Ferizaj (EMRI)

featured
Press Online
16 Maj 2026, 18:37

Një 29-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rexhepi, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 07:35 stacioni policor në Ferizaj ka pranuar informacion nga një qytetar, i cili kishte vërejtur një person të shtrirë pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, njësia reaguese dhe hetuesit e stacionit policor.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull 29-vjeçar.

Policia bën me dije se për rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonalë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter