Një 29-vjeçar gjendet pa shenja jete në Rakaj të Ferizajt, Policia nis hetimet

featured
Press Online
16 Maj 2026, 15:35

Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në fshatin Rakaj të Ferizajt.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 07:35, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë nga një qytetar se në fshatin Rakaj, kishte vërejtur një person pa shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Veseli.

Veseli, mes tjerash, tha se policia nën autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter