Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Edhe pse tekniku spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027, ky sezon mund të jetë i fundit për të në “Etihad”. Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku duket trajneri spanjoll, duke xhiruar pjesën “lamtumirës” nga klubi.
Ende nuk dihet saktë se a do të vazhdojë edhe për një sezon, por në mediat angleze është raportuar se Pepi do të largohet pikërisht në fund të sezonit aktual. Dihet që Siti po lufton për titull të Premier Ligës, kurse të shtunën luan finalen e “FA Cup” ndaj Çelsit.
Fil Foden ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 3-0 ndaj Kristal Palas, duke dhuruar dy asiste. Pas ndeshjes, Pep Guardiola foli pikërisht për lojtarin anglez, të cilit i dha një pozitë ndryshe nga ajo natyrale. Foden luajti si mesufshor qendre.
LEXO EDHE: “Lufta” e flamujve, gjesti i Lamine Yamal që tërboi Izraelin dhe u kthye në art në Palestinë
“Ai është fantastik si mesfushor. Shikoni Vitinjan dhe Zhoao Nevesin, ata janë kampionë në Champions. Shikoni sesa janë të gjatë, apo të fuqishëm. S’ka të bëjë me këtë fakt, ka të bëjë vetëm me lojën e bukur”, u shpreh Guardiola.
Kujtojmë se 25-vjeçari ka kontratë me Mançester Sitin deri në vitin 2027, ndonëse ka gjasa të mëdha që të largohet edhe gjatë merkatos së verës.
LEXO EDHE: “Ardhja e tyre në pushtet sjell pasoja!”/Mbappe përplaset me partinë e Le Pen, Jordan Bardella: Kur ai ikën nga PSG, fitohet Championsi!



