Vdes në QKUK personi që ishte plagosur në janar në Sllatinë

featured
Press Online
16 Maj 2026, 12:51

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga fshati Sllatinë e Fushë Kosovës i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 23 janari ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton Dukagjini.

“Fsh. Sllatinë Fushë Kosovë 23.01.2026-15:00. Lidhur me rastin me datë 16.05.2026 viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin policor.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter