Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është bërë ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kroacia për në Kosovë teksa i njëjti kërkohej nga INTERPOL-i.
Sipas njoftimit policor, i dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë, njofton Dukagjini.
“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre kroate. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.



