Kriza e parë e çiftit Brikena-Mateo? Ky mesazh në rrjetet sociale po trazon rrjetin!

featured
Press Online
16 Maj 2026, 08:34

Një mesazh anonim që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur dyshime të forta për një ndarje të mundshme mes Brikena dhe Mateo. Sipas pretendimit që po bën xhiron e rrjetit, dyshja mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tyre, por pa e bërë ende publike këtë vendim.

Personi anonim, që pretendon se jeton pranë çiftit, shkruan se prej disa ditësh nuk e ka parë më Brikenën në zonën ku ajo qëndronte zakonisht, duke shtuar kështu dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre. “E di ti që janë ndarë Brikena dhe Mateo apo s’e di dhe nuk po e bëjnë publike ndarjen e tyre. Kaq di të them, jetoj në…dhe kam një javë që se shikoj Brikin aty,”-thuhet në informacionin që ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas publikimit të këtij mesazhi, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe aludime mbi statusin aktual të çiftit, ndërsa ndjekësit po analizojnë çdo detaj nga postimet dhe mungesa e tyre në publik.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter