Bianca Censori është rikthyer në qendër të vëmendjes me një tjetër paraqitje që ka bërë bujë në rrjetet sociale.
31-vjeçarja australiane u pa në një dalje në kinema në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen me stilin e saj provokues.

Bianca kishte zgjedhur një kostum gri transparent, të kombinuar me geta po ashtu transparente dhe çizme me platformë në ngjyrë të kuqe të errët. Look-un e kompletoi me flokët e kapura prapa dhe aksesorë minimalistë.

Nga ana tjetër, Kanye u shfaq me një stil më të errët dhe më të mbuluar, i veshur me xhaketë lëkure kafe, pantallona të zeza lëkure dhe çizme kaubojsh, ndërsa nuk munguan as syzet e diellit.
Partnerja e reperit është komentuar vazhdimisht muajt e fundit për zgjedhjet e saj të guximshme në modë, duke u kthyer në një nga figurat më të diskutuara të showbiz-it për paraqitjet publike dhe postimet në rrjetet sociale.

Pak javë më parë, Bianca ishte fotografuar edhe gjatë një vizite në një spa në Calabasas me një tjetër veshje transparente, duke vazhduar të mbajë të njëjtën linjë ekstravagante në stil.

Së fundmi, fansat kanë nisur edhe krahasime mes saj dhe Kim Kardashian, duke pretenduar në rrjet se ish-bashkëshortja e Kanye po merr frymëzim nga elementët e stilit të Bianca Censorit në daljet e saj publike.



