Sot, WhatsApp ka njoftuar prezantimin e bisedave incognito me Meta AI. Siç nënkupton edhe vetë emri, këto janë biseda private me chatbot-in Meta brenda WhatsApp. Dhe kur themi private, nënkuptojmë “vërtet private”, siç i quan Meta, askush nuk mund t’i lexojë këto biseda, madje as Meta. Është interesante që Meta thotë se mënyrat e tjera të stilit incognito për chatbot-et konkurruese të AI nuk mund të konkurrojnë sepse krijuesit e këtyre chatbot-eve “mund të shohin ende pyetjet që vijnë dhe përgjigjet që dalin”.
Nga ana tjetër, bisedat incognito me Meta AI “përpunohen në një mjedis të sigurt që as Meta nuk mund t’i qaset”. Këto biseda nuk ruhen dhe si parazgjedhje mesazhet brenda tyre zhduken. Hapi tjetër, që vjen në muajt e ardhshëm, është “Biseda Anësore e mbrojtur nga Përpunimi Privat”. Këto “biseda anësore” do të ofrojnë “ndihmë private me çdo bisedë, me kontekstin e asaj që po diskutohet, pa ndërprerë bisedën kryesore”, thotë Meta.
Ndërkaq, WhatsApp po heq një opsion që shumë përdorues e kanë përdorur. WhatsApp ka prezantuar avatarët 3D në fund të vitit 2022. Tani kompania po e heq këtë funksion, me gjasë për shkak të interesit të ulët të përdoruesve. Sipas një njoftimi në Qendrën e Ndihmës, WhatsApp ka nisur të çaktivizojë funksionin e avatarëve në Android dhe iOS.
Kjo do të thotë se së shpejti përdoruesit nuk do të mund të krijojnë avatarë të rinj, t’i ndryshojnë ata ekzistues ose t’i përdorin si foto profili. Megjithatë, paketat e sticker-ave (ngjitëseve) që jan më parë do të mbeten të disponueshme. Funksioni i avatarëve ishte prezantuar globalisht më 7 dhjetor 2022 si një mënyrë për përdoruesit që të krijojnë një version digjital të vetes, me personalizime të ndryshme si fytyra, flokët dhe veshjet.



