Edi Manushi ka qenë ditën e sotme i ftuar nëpërmjet një lidhje për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Rrugës për xhirimet për rubrikën “Të guximshmit” në “E Diell”, ai ka zbuluar edhe disa lajme ekskluzive…
Së bashku në makinë me të ka qenë dhe Nikol, ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Ajo u ngacmua pak nga Ronaldo lidhur mbi marrëdhëniet romantike. A është ajo në një marrëdhënie dashurie?
Ronaldo: Ke qëndruar në Shqipëri këto kohë, sa të sakrificës janë djemtë shqiptarë?
Nikol: Mendoj se ka shumë vend për përmirësim. Jo detyrimisht sakrificë, por të jetë ajo cilësia që është e pastër nga mashkulli tek femra apo nga femra tek mashkulli. Por që ka vend për përmirësim.
Ronaldo: Ti po njeh dikë?
Nikol: Jo. Jam shumë e lumtur me gjërat të cilat unë kam vendosur të fokusohem totalisht. Kjo nuk është një ndër to. Por është shumë e bukur si ndjesi dhe e presim…



