Edi Manushi ka qenë ditën e sotme i ftuar nëpërmjet një lidhje për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Rrugës për xhirimet për rubrikën “Të guximshmit” në “E Diell”, ai ka zbuluar edhe disa lajme ekskluzive…
Ronaldo: Do japësh një ekskluzive për emisionin tonë. Janë publikuar dy anëtarët e jurisë të “She’s On Top”, janë Françeska Rustem dhe Niko Komani. Cili është anëtari i tretë?
Edi Manushi: Do kërkoj mirëkuptimin tënd. Do më japësh një ditë kohë sepse jemi në tentativa shumë të ethshme dhe kemi dy kandidatura, një ‘ai’ dhe një ‘ajo’.
Ronaldo: Me çfarë i fillon emri atij dhe me çfarë i fillon emri asaj?
Edi Manushi: Atij i fillon me K, asaj i fillon me N…



