Derbi mes Al Nasr dhe Al Hilal ka thyer rekorde të jashtëzakonshme shikueshmërie. Sipas raportimeve, përballja mes dy gjigantëve të Arabisë Saudite është ndjekur nga rreth 1.2 miliard shikues në mbarë botën, një shifër mbresëlënëse që tejkalon edhe disa nga derbit më të mëdha të futbollit evropian.
Për krahasim, “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit ka arritur rreth 800 milion shikues globalisht, duke mbetur një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në planet.
Rritja e interesimit për futbollin arab lidhet ngushtë me transferimin e shumë yjeve botërorë në Saudi Pro League, ku emra si Kristiano Ronaldo, Nejmar, Karim Benzema dhe të tjerë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e audiencës dhe popullaritetit të kampionatit.



