Botërori shkakton kaos, prindërit shpërthejnë kundër mbylljes së shkollave përpara kohe!

featured
Press Online
15 Maj 2026, 06:43

Prindërit në Meksikë kanë reaguar ashpër ndaj planit për të mbyllur vitin shkollor një muaj më herët, në mënyrë që vendi të përballojë fl uksin e madh të lëvizjeve gjatë Kupës së Botës 2026. Sekretari i Arsimit, Mario Delgado, njoftoi se viti shkollor do të përfundojë më 5 qershor, duke lënë miliona prindër në të gjithë vendin me më pak se katër javë kohë për të gjetur zgjidhje për kujdesin ndaj fëmijëve.

Pas kritikave të forta nga prindërit dhe organizatat e biznesit, presidentja e Meksikës, Klaudia Sheinbaum, u duk se zbuti deklaratën, duke e cilësuar vendimin thjesht si një “propozim”. Meksika, së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, do të organizojë Kupën e Botës nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Delgado deklaroi se vendimi ishte marrë “në mënyrë unanime” me shtetet federale, duke përmendur trafi kun e shtuar gjatë Botërorit dhe temperaturat ekstreme që pritet të godasin vendin si arsyet kryesore për mbylljen e parakohshme të shkollave. Sipas tij, viti i ri akademik do të nisë normalisht më 31 gusht, ndërsa para kësaj date do të zhvillohen dy javë mësimi “përforcues”, në mënyrë që nxënësit të mos mbeten prapa. Megjithatë, ndryshimi i papritur shkaktoi zemërim të menjëhershëm te prindërit.

“Fëmijët janë në mes të provimeve dhe tani u thuhet se do të vlerësohen me notat që kanë deri tani. Çfarë përgjigjeje është kjo?”, deklaroi një prind për gazetën meksikane “El Universal”. Një tjetër u shpreh: “Ata duan qytetin bosh për turistët, ndërsa ne mbetemi duke menduar si do t’ia dalim fi – nanciarisht”. Sindikatat dhe organizatat e prindërve e dënuan vendimin si “të njëanshëm”, duke e cilësuar përdorimin e Botërorit si justifi kim për anulimin e mësimit “të pajustifikueshëm”. “Ndërkohë që ndeshjet do të luhen vetëm në tre qytete, pse duhet të preken pothuajse 23 milionë nxënës?”, thuhej në deklaratën e Unionit Kombëtar të Prindërve.

Edhe organizata e biznesit “Coparmex” paralajmëroi se ndryshimi i menjëhershëm i kalendarit do të krijonte pasiguri për punëdhënësit dhe punonjësit. Pavarësisht pretendimeve për marrëveshje unanime, tre shtete federale, dy prej tyre qytete pritëse të Botërorit, dolën publikisht kundër planit, ndërsa njëri deklaroi se do të vazhdojë me kalendarin normal shkollor. Përballë kritikave në rritje, Sheinbaum deklaroi gjatë konferencës së saj të përditshme se plani ende nuk është fi nalizuar.

“Meqë shumë meksikanë e duan futbollin dhe do të ndjekin Botërorin, u propozua që pushimet të nisin më herët. Por duhet të marrim parasysh edhe ditët e shkollës për fëmijët”, tha presidentja. “Aktualisht është vetëm një propozim. Kalendari përfundimtar ende nuk është vendosur”.

Ajo shtoi se ideja kishte ardhur nga sindikatat e mësuesve dhe sekretaritë lokale të arsimit, jo drejtpërdrejt nga qeveria qendrore. Roli i Meksikës si një nga vendet organizatore të Botërorit 2026 ka hasur edhe probleme të tjera. Një operacion kundër karteleve të drogës më herët gjatë vitit shkaktoi një valë dhune në vend, pas vrasjes së liderit të kartelit “Jalisco New Generation Cartel”. Një nga qytetet pritëse të turneut është Guadalahara, që konsiderohet epiqendra e përplasjeve të fundit. Megjithatë, Sheinbaum ka insistuar se “nuk ekziston asnjë rrezik” për tifozët që do të vizitojnë vendin gjatë Botërorit, ndërsa presidenti i FIFA, Xhiani Infantino, deklaroi se ndihet “shumë i sigurt”. Meksika planifi kon të angazhojë mijëra forca sigurie në rrugë gjatë zhvillimit të turneut.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter