“Interneti u bë toksik…” Lizzo merr vendimin drastik dhe largohet nga komentet online?

featured
Press Online
14 Maj 2026, 20:15

Lizzo ka treguar se ka vendosur kufij të fortë në përdorimin e rrjeteve sociale, duke pranuar se kultura e internetit është bërë shumë “toksike” për të.

Gjatë një interviste për CBS Mornings, artistja zbuloi se tashmë ka ndryshuar totalisht mënyrën se si ndërvepron online dhe se ka vendosur rregulla të reja për të mbrojtur qetësinë e saj mendore.

Ato ditë kanë mbetur kryesisht pas meje, kam vendosur rregulla të reja për veten time

-u shpreh këngëtarja.

Lizzo tregoi se nuk dëshiron më të përfshihet në debate apo diskutime në internet, sidomos kur nuk ka informacion të plotë mbi një situatë.

Nëse nuk kam asgjë pozitive ose konstruktive për të thënë për diçka, ose nëse nuk e di të gjithë historinë, thjesht nuk flas për të

Artistja zbuloi gjithashtu se është distancuar plotësisht nga komentet dhe statistikat online, pavarësisht nëse janë pozitive apo negative.

Nuk i lexoj komentet, të mira apo të këqija qofshin. Nuk kontrolloj statistikat apo shifrat

-tregoi Lizzo.

Sipas saj, situata ka shkuar deri në atë pikë sa menaxhimin e postimeve në rrjetet sociale ia ka lënë kompanisë së saj, pasi nuk dëshiron më të jetë pjesë aktive e “asaj bote”.

Këngëtarja pranoi se interneti dikur kishte qenë një hapësirë shumë e rëndësishme për të, pasi aty nisi edhe ngritja e saj si artiste.

Diçka ndryshoi me internetin dhe më pëlqeu shumë. Unë i përkas atij grupi artistësh që e gjetën rrugën e tyre përmes internetit

Megjithatë, Lizzo theksoi se tani preferon kontaktin me njerëzit në jetën reale dhe energjinë që merr nga publiku gjatë performancave.

Ka njerëz të vërtetë në rrugë dhe në tribuna

-përfundoi artistja.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter