Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, i bëri thirrje opozitës që të ketë qasje të përgjegjshme ndaj agjendës reformuese, të kontribuojë për të ardhmen evropiane dhe ta lërë mënjanë politikën ditore, përcjell PressOnline.al .
Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme pritet një “pagesë historikisht e lartë e mjeteve për shtetin në kuadër të Planit të Rritjes”.
“Integrimi evropian nuk mund të jetë i suksesshëm pa seriozitet, pa përgjegjësi dhe pa një minimum konsensus kombëtar rreth çështjeve më të rëndësishme shtetërore. Ky nuk është proces i një qeverie dhe i një partie politike, ky është proces që e përcakton të ardhmen e shtetit. Për Agjendën Reformuese na nevojitet dialog politik i bazuar në argumente, institucione dhe respekt të ndërsjellë, e jo konfrontime ditore politike që e minojnë besimin në proces”, theksoi Mucunski në konferencë për shtyp në Qeveri. (PressOnline.al)



