“Mendova se kishim ende kohë…” Rrëfimi prekës i Macaulay Culkin për Catherine O’Hara!

featured
Press Online
14 Maj 2026, 06:06

Macaulay Culkin ka folur për herë të parë me shumë emocione mbi dhimbjen që vazhdon të ndiejë pas humbjes së aktores Catherine O’Hara, e njohur nga publiku si “mamaja” e tij në filmat legjendarë “Home Alone” dhe “Home Alone 2: Lost in New York”.

Në një intervistë për “Gentleman’s Journal”, aktori rrëfeu se ndarja nga jeta e O’Hara-s në janar e tronditi thellë dhe se ende nuk e ka kaluar plotësisht humbjen e saj.

Kur Catherine ndërroi jetë në janar, kjo më goditi shumë. Ndjeva sikur kishim ende shumë për të ndarë

-u shpreh ai.

45-vjeçari tregoi se ndien ende një “borxh emocional” ndaj aktores, pasi mendon se nuk arriti kurrë t’ia shpërblente dashurinë dhe mbështetjen që ajo i kishte dhënë ndër vite.

Ndjeva sikur i detyrohesha një nder… dhe nuk më pëlqen të kem një borxh të papaguar

-tha Culkin.

Përveç suksesit në “Home Alone”, Schitt’s Creek ishte një tjetër projekt shumë i rëndësishëm në karrierën e Catherine O’Hara-s, e cila u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një embolie pulmonare.

Pas lajmit të trishtë, Culkin publikoi edhe një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ndau kujtime dhe fotografi nga xhirimet e “Home Alone” si edhe nga ceremonia e tij në Hollywood Walk of Fame në vitin 2023.

Mami. Mendova se kishim kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje dhe të të dëgjoja. Kisha ende shumë për të thënë. Të dua. Do të shihemi më vonë

-kishte shkruar aktori.

Rrëfimi i tij ka prekur shumë fansa të filmave klasikë të viteve ’90, të cilët e kanë konsideruar gjithmonë marrëdhënien mes Kevin dhe Kate McCallister si një nga elementët më emocionalë dhe më të dashur të sagës kult.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter