Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të bëra nga Xheneta Fetahu dhe aludimeve që qarkulluan për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjesti.
E gjithë situata nisi disa ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në emisionin “Trotuar”, u shfaq e zhgënjyer dhe la të kuptohej se mes ish-shoqes së saj dhe ish-partnerit mund të kishte nisur diçka më shumë se miqësi.
Por reagimi i Loredanës nuk ka munguar. Në një lidhje telefonike në një emision së fundmi, ajo mohoi kategorikisht çdo raport romantik me këngëtarin.
Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim
-u shpreh ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania theksoi gjithashtu se Gjesti nuk është tipi i mashkullit që ajo preferon, ndërsa nuk munguan as tonet ironike në deklaratën e saj.
Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë
-tha Loredana.
Ajo komentoi edhe fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shfaqeshin në të njëjtin ambient, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një rastësi.
Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të.



