Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar paralajmërimin e studentëve për protesta më 18 maj, përcjell TV21. Mickoski tha se të njëjtit duhet të kenë durim dhe se së shpejti do të propozohet zgjidhje për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
“Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, dhe sipas standarE madhee ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet që është përparues, shtet që ka reforma, por duan që në shtet të ketë konflikt, trazira, protesta, etj, por të njëjtit kanë pasur mundësi më shumës e 20 vjet për ta zgjidhin këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski.



