David Beckham dhe Victoria Beckham thuhet se po përballen me tensione të reja familjare, ndërsa raportet për marrëdhënien e ftohtë me djalin e tyre të madh, Brooklyn Beckham, vazhdojnë të shtohen.
Sipas burimeve të mediave rozë, situata është tensionuar pas një postimi të fundit të Cruz Beckham në Instagram, ku ai publikoi një foto nostalgjike nga fëmijëria me Brooklyn-in.
Raportohet se David Beckham nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe dyshon se pas postimit mund të ketë qenë vetë Victoria.
Një burim për revistën “Closer” pretendon se ish-futbollisti është irrituar nga mënyra se si po menaxhohet publikisht situata familjare.
David mendon se përpjekjet për paqe publike mund ta largojnë edhe më shumë Brooklyn-in
-citohet të ketë thënë burimi.
Sipas raportimeve, debatet mes çiftit janë bërë edhe më të forta pasi Brooklyn dyshohet se ka ndjerë se familja po vendos “markën Beckham” përpara marrëdhënieve reale familjare.
Madje, burimet pretendojnë se gjatë një debati privat, David i ka kërkuar Victorias të “ndalojë përdorimin e fëmijëve të tjerë si pjesë e një imazhi perfekt publik”.
Ndërkohë, Victoria Beckham vazhdon të publikojë momente elegante familjare në rrjetet sociale, ndërsa Brooklyn po mban një profil më të tërhequr në Los Angeles, ku jeton me bashkëshorten e tij Nicola Peltz.
Edhe pse familja Beckham nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre raportimeve, spekulimet për një krisje të brendshme vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike.



