Arrestohet 66-vjeçari nga Tetova, përndiqte dhe shqetësonte një grua prej më shumë se një viti

featured
Press Online
12 Maj 2026, 21:27

Më 11.05.2026, në ora 14:10, në rrugën “Luboten” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (66) nga Tetova.

Arrestimi u krye pas një denoncimi paraprak se që nga fillimi i vitit 2025, ai kishte filluar të ndiqte një grua 51-vjeçare nga Tetova dhe t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme lidhur me jetën e saj private.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter