Partitë kanë kohë deri në mesnatë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

featured
12 Maj 2026, 09:19

Subjektet politike kanë edhe sot afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor.

Afati 11-ditor për subjektet politike do të përfundojë sonte në mesnatë, transmeton Klankosova.tv.

KQZ ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27, prej të cilave 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter