Justin Bieber prek fansat me detaje rreth gjendjes së tij emocionale dhe marrëdhënies me Zotin!

featured
12 Maj 2026, 09:02

Justin Bieber ka ndarë disa mesazhe të ndjera në rrjetet sociale, ku pranon se po kalon një periudhë të vështirë emocionale dhe shpirtërore.

Këngëtari foli hapur për betejat e tij të brendshme, duke treguar se po i kërkon Zotit ndihmë për të gjetur qetësi dhe një mënyrë tjetër për ta parë jetën dhe njerëzit përreth.

Në një prej postimeve, Justin Bieber u përshkrua si “një njeri i zakonshëm me të meta”, duke pranuar se gjatë jetës së tij ka lënduar njerëz, ndonjëherë edhe pa vetëdije.

Ai shtoi se ende ndodh të thotë ose të bëjë gjëra që mund të dëmtojnë të tjerët, por çdo ditë të re e sheh si një mundësi për t’u përmirësuar dhe për të reflektuar mbi veten.

Në një tjetër mesazh emocional, artisti foli për pasiguritë dhe frikën se mund të shihet si egoist nga njerëzit.

Sipas tij, dikur kishte frikë të ishte plotësisht i sinqertë për ndjenjat e tij, pasi mendonte se kjo mund t’i shkatërronte ëndrrat për t’u pranuar nga të tjerët. Megjithatë, sot beson se sa më i hapur dhe i sinqertë të jetë, aq më shumë liri ndjen brenda vetes.

Justin Bieber ndau gjithashtu një reflektim më të gjatë mbi gjendjen e tij emocionale, duke pranuar se nuk mund ta kontrollojë mënyrën se si ndihet kur zgjohet në mëngjes.

Disa ditë ndihem optimist, disa të tjera pesimist

-la të kuptohet këngëtari, duke shtuar se më parë kishte prirje ta fajësonte Zotin për ndjenjat negative, në vend që të fliste me të përmes lutjeve.

Ai tregoi se kohët e fundit po lutet sidomos për të parë më shumë të mira te njerëzit, edhe pas eksperiencave kur është ndjerë i zhgënjyer apo i shfrytëzuar.

Këto postime vijnë mes spekulimeve të vazhdueshme të fansave për gjendjen emocionale të artistit dhe raportin e tij me Hailey Bieber.

Çifti, që janë të martuar prej afro shtatë vitesh, u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar, kur mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter