Volkswagen bëhet aksioneri më i madh i Rivian, marrëveshje 5.8 miliardë dollarë për…

featured
Press Online
10 Maj 2026, 15:02

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Mesa duket Volkswagen është futur në fazën: “Po nuk e bleva unë, do e blejë dikush tjetër.” Sepse gjiganti gjerman sapo i mori Amazonit vendin si aksioneri më i madh i Rivian. Po, Amazon. Kompania që të sjell karikuesin e telefonit në shtepi për 6 orë, tani po sheh Volkswagen-in t’i zërë vendin në tavolinë.

Volkswagen tashmë zotëron gati 16% të Rivian. Sepse bota e makinave elektrike po ecën aq shpejt, sa kompanitë tradicionale po sillen si prindër që sapo zbuluan TikTok-un dhe po përpiqen të duken “cool”.

Marrëveshja mes Volkswagen dhe Rivian kap vlerën 5.8 miliardë dollarë dhe fokusi kryesor është software-i dhe arkitektura elektrike. Me fjalë të tjera, Volkswagen më në fund pranoi që makina moderne nuk është më vetëm motor dhe goma. Është iPhone me rrota që të gjykon kur parkon keq.

Rivian ndërkohë po punon fort me modelin e ri R2, një SUV elektrik që pritet të dalë shumë shpejt në treg. Dhe Volkswagen ka aq shumë besim, sa po vazhdon të hedhë miliarda sa herë Rivian kalon testet. Ky është si ai investitori që sheh një student të marrë notë 10 dhe direkt i blen apartament.

Por ka dhe një anë dramatike. Rivian po djeg para me ritme olimpike për research and E madheelopment. Vetëm vitin e kaluar harxhoi 1.7 miliardë dollarë për teknologji, autonomi dhe AI. Aq shumë para, sa financieri i kompanisë me siguri hap Excel-in çdo mëngjes si dikush që kontrollon tensionin.

Dhe ironia finale? Amazon ende përdor furgonët elektrikë të Rivian për dërgesa. Pra praktikisht, Volkswagen tani po fiton influencë mbi kompaninë që prodhon makinat që shpërndajnë pakot e Amazonit. Kjo është si të marrësh kontrollin e kuzhinës së rivalit ndërkohë që ai ende ha aty çdo ditë.

https://www.youtube.com/watch?v=Y3m4w10KyEY

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter