Produksioni del me një njoftim zyrtar: Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Ferma VIP”?

featured
Press Online
08 Maj 2026, 12:55

Pas një jave të mbushur me dinamika të forta, debate të ashpra dhe një eliminim të papritur, “Ferma VIP” po bëhet gati për një tjetër natë të nxehtë televizive.

Së fundmi, faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke paralajmëruar zhvillime kyç për rrugëtimin e banorëve.

Në njoftimin e shpërndarë, theksohet se dalja e Adion Pukës dhe incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë një tronditje të vërtetë brenda fermës.

Në qendër të vëmendjes mbetet padyshim Fabjola Elezaj, e cila pas fjalorit ofendues të përdorur pak ditë më parë, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.

Sipas promos, ajo ka marrë një masë disiplinore nga Agai, masë e cila rrezikon seriozisht qëndrimin e saj të mëtejshëm në garë.

Fati i Olës i është besuar plotësisht audiencës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i publikut nëpërmjet televotimit dhe se si ky verdikt do të ndryshojë balancat dhe dinamikat e bashkëjetesës në ditët në vazhdim.

Për të zbuluar të gjitha të pathënat dhe vendimin përfundimtar, spektakli do të transmetohet sonte, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus, si edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën YouTube.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter