Shkruar nga Fatos LAMAJ
Kategoria Superiore ul siparin e sezonit me një javë të fundit dramatike,ku gjithçka mbetet e hapur në garën për mbijetesë. Të dielën në orën 16:00 pesë stadiume do të jenë në zjarr ndërsa katër skuadra luftojnë për të shmangur rënien dhe zonën “Play-out”. Çdo gol mund të ndryshojë renditjen çdo minutë mund të vendos fatin e një sezoni të tërë.
Nga Ballshi në Elbasan e deri në Durrës emocionet pritet të jenë në maksimum. Sfida që mer gjithë vëmendjen është padyshim përballja direkte Bylis-Vora. Ballshiotët mbajnë vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Vora ndjek me 39 pikë në vendin e tetë. Një duel që vlen sa një sezon i tërë, ndërsa fitorja mund të siguroj mbijetesën dhe humbja rrezikon seriozisht rrëshqitjen drejt zonës “Play-out” apo edhe më keq,teksa presioni është maksimal dhe gabimet nuk falen më.
Deri pak javë më parë dukej larg krizës por tashmë Teuta ndodhet në mes të furtunës. Durrsakët mbajnë vendin e nëntë me 39 pikë po aq sa Vora,dhe jan të detyruar të bëjnë llogaritë jo vetëm me ndeshjen e tyre por edhe me rezultatet në stadiumet e tjera. Çdo skenar mbetet i hapur për skuadrën bregdetare mbijetesa direkte apo rënia. Një situatë që e bën javën e fundit një provë të fortë nervash.
Edhe pse shmangu matematikisht rënien direkte Tirana ende nuk e ka siguruar plotësisht shpëtimin nga “Play-out”. Bardheblutë renditen në vendin e gjashtë me 41 pikë po aq sa Bylis dhe udhëtojnë në një transfertë tepër të vështirë ndaj Elbasanit. Përballë një skuadre që ka bërë një sezon të shkëlqyer Tirana kërkon pikët e qetësisë për të mos hyrë në llogari të rrezikshme në minutat e fundit të kampionatit.
Nga Bylis te Teuta java e fundit premton emocione të jashtëzakonshme. Tifozët do të ndjekin jo vetëm skuadrën e tyre por edhe rezultatet në stadiumet e tjera pasi renditja mund të ndryshojë nga minuta në minutë. Një pasdite ku matematika nervat dhe zemra do të ecin bashkë,teksa Abisnet Superiore përgatitet për 90 minutat më dramatike të sezonit.



