Rikthehet Vildane Zeneli, e shkund edhe një herë rrjetin

featured
Press Online
07 Maj 2026, 21:32

Ka kohë që Vildane Zeneli, modelja dhe këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA, nuk është parë shumë aktive në skenën publike. Në një periudhë kur emri i saj ishte vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ajo duket se kishte vendosur ta ngadalësonte ritmin e paraqitjeve dhe angazhimeve.

Së fundi, Vildanja është rikthyer me një fotografi të re në rrjetet sociale, ku shfaqet në formë të shkëlqyer, shkruan “Kosovarja”.

Paraqitja e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke rikthyer interesimin e publikut për modelen shqiptare.

E njohur për stilin provokues dhe prezencën e fortë në rrjete sociale, Vildane Zeneli vazhdon të mbetet një nga figurat e komentuara të showbizit shqiptar, sa herë që vendos të publikojë diçka të re.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter