Taravari: Gostivari dhe Vrapçishti janë bastionet e Aleancës për Shqiptarët

featured
Press Online
07 Maj 2026, 15:49

Kryetari i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi se baza kryesore që e ka mbajtur gjallë partinë ndër vite kanë qenë Gostivari dhe Vrapçishti, duke theksuar se pikërisht në këto komuna janë arritur rezultatet më të mira zgjedhore.

Sipas Taravarit, edhe në zgjedhjet e fundit lokale dhe ato të përsëritura të 11 janarit 2026, strukturat partiake në këto zona kanë dëshmuar forcë dhe organizim politik.

“Përsëri kemi fituar dhe kemi treguar se baza dhe partia aty ku funksionon më së miri ka treguar rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi Taravari, përcjell PressOnline.al

Ai rikujtoi se Aleanca për Shqiptarët ka kaluar disa procese zgjedhore ndër vite, ndërsa theksoi se rezultatet më të qëndrueshme janë arritur në komunat ku partia ka pasur organizim më të fuqishëm lokal.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter