Operacion kompleks në Mitrovicë: Largohet me sukses tumori me përmasa të mëdha te 69-vjeçari

featured
Press Online
07 Maj 2026, 13:22

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Spitali njofton se operacioni është kryer te pacienti R.D. (i lindur më 1957, nga Mitrovica), i cili vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme.

Ndërhyrja u realizua nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë, transmeton Klankosova.tv.

“Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë).

Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior).

Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj.Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja”, thonë nga ky spital, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu në njoftim theksohet se tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut).

“Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, transmeton Klankosova.tv.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter