Perez takohet me Mourinhon, planifikohet rikthimi te Reali

featured
Press Online
07 Maj 2026, 10:09

Jose Mourinho raportohet se ka zhvilluar një takim me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për të diskutuar detajet e një rikthimi të mundshëm në klub.

Real Madridi pritet ta mbyllë sezonin e dytë radhazi pa trofe, ndërsa trajneri aktual Alvaro Arbeloa do të largohet nga klubi këtë verë.

Raportimet e fundit sugjerojnë se trajneri i Benficës, Mourinho, është kandidati i preferuar i Perez për të marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas mediave si “Esdiario” dhe gazetarit Sergio Valentín, palët kanë zhvilluar edhe një video-telefonatë për të diskutuar më konkretisht mundësinë e rikthimit të Mourinhos.

Raporti shton se në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i njohur Jorge Mendes, i cili ka pasur rol vëzhgues gjatë bisedimeve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter