Incident në stadium: Një tifoz i KF Bashkimi bie nga tribuna, klubi jep detaje për gjendjen e tij

featured
Press Online
05 Maj 2026, 06:51

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme të KF Bashkimi 1947, ku një tifoz ka rënë aksidentalisht nga shkallët e tribunës. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të momentit tek të pranishmit, por fatmirësisht gjithçka duket se ka kaluar pa pasoja të rënda.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, klubi “zi-gjelbër” ka bërë të ditur se tifozi është jashtë rrezikut për jetën:

“Gjatë ndeshjes së sotme ndodhi një incident i papritur, ku një nga tifozët tanë ra nga tribuna. Falë Zotit, gjendja e tij është e mirë dhe stabile,” thuhet në njoftimin e KF Bashkimit.

Klubi ka shprehur mbështetjen e plotë për tifozin e tyre besnik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në tribuna për të përkrahur ekipin e zemrës.
“Jemi me ty!”, përfundon mesazhi i familjes së madhe të KF Bashkimit, duke treguar edhe njëherë solidaritetin që mbizotëron në radhët e tifozerisë dhe drejtuesve të klubit.(INA)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter