Mickoski: Nuk po shpërbëhet koalicioni qeveritar, por LSDM-ja

featured
Press Online
04 Maj 2026, 14:35

“Nuk do të thosha se po shpërbëhet koalicioni qeveritar, më shumë do të thosha se po shpërbëhet LSDM-ja”, u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen për koment mbi largimin e deputetit nga ZNAM, Mile Cekov dhe vendimin e tij që në të ardhmen të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, informon PressOnline.al

“Anëtarë të mëparshëm të shquar të LSDM-së, kryetarë komunash aktual, por edhe të mëparshëm, dalin me kritika të ashpra ndaj udhëheqjes së LSDM-së. Sa i përket koalicionit qeveritar, ai është stabil, i fortë, dhe nëse ka nevojë ka edhe shumicë prej dy të tretash në kuadër të parlamentit. Këtë e kemi treguar në disa raste, dhe nëse është e nevojshme do ta tregojmë përsëri. Fokusi ynë vazhdon të jetë te reformat dhe jeta më e mirë për qytetarët, ndërsa moçali politik i LSDM-së opozitare përbën detyrë të tyre të brendshme”, deklaroi Mickoski.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter