Italia kërkon fitoren e dytë me Gatuzon, Tonali: Ndaj Izraelit do të jemi 11 luftëtarë në fushë

featured
Press Online
04 Maj 2026, 09:32

Postuar: Shtator 8, 2025 | 15:23

Kombëtarja italiane përgatitet për ndeshjen vendimtare ndaj Izraelit në kualifikueset e Botërorit 2026.

Mesfushori Sandro Tonali, në konferencë për shtyp, theksoi se skuadra ka një objektiv të qartë: “Duam vetëm tre pikët, nuk duhet të mendojmë për playoff-in apo për Norvegjinë. Çdo ndeshje është ndryshe, por synimi është gjithmonë fitorja.”

Tonali foli me entuziazëm për ndikimin e trajnerit Xhenaro Gatuso, i cili ka rikthyer energjinë dhe frymën e luftës tek Axurrët.

“Ai na ka transmetuar pozitivitet, na ka bërë të kuptojmë forcën tonë dhe aftësinë për të fituar kundër ekipeve të mëdha. Me të në stol nuk dorëzohemi kurrë.”

Për raportin personal me ish-kampionin e botës, Tonali shtoi: “Kam folur shumë me të, do të doja ta kisha pasur trajner edhe më herët. Çdo këshillë e tij vlen sikur të ma thoshte babai im. Unë nuk jam Gatuso i ri, por me të do të bëhemi 11 Gattuso në fushë.”PANORAMASPORT.AL





Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter