Gruaja e Mirit shpërthen pas BBVA! “Më dhembte shpirti kur e quanin…”

featured
Press Online
03 Maj 2026, 16:17

Finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe për jetën personale pas përfundimit të formatit.

Një nga momentet më të veçanta të intervistës ishte surpriza nga bashkëshortja e tij gjermane, Rabea, e cila u shfaq në studio dhe tërhoqi vëmendje edhe me shqipen e saj shumë të mirë.

Gjatë bisedës, moderatorja e pyeti Rabean për periudhën gati katërmujore sa Miri ishte pjesë e BBVA dhe për vështirësitë që ajo përjetoi jashtë shtëpisë.

Rabea tregoi se personalisht nuk e ndjeu barrën mbi veten, por e vuajti shumë faktin që shihte bashkëshortin e saj të ofendohej vazhdimisht, si në rrjetet sociale ashtu edhe brenda shtëpisë.

Në vështirësi në veten time nuk e ndjeva tamam, por unë ndjeva shumë keq, për shembull kur e kanë ofenduar Mirin edhe në rrjete sociale edhe brenda shtëpisë. Kur sheh ti burrin ashtu që të tjerët e ofendojnë gjithë kohës, të dhemb shpirti çka të bësh, as nuk mund të ndihmosh.

Me humor, Miri ndërhyri duke thënë se gruas i kishte “dhimbsur shpirti” për të.

I ka dhimbsur shpirti për mua

Ndërsa ajo e konfirmoi duke treguar se këto ishin momentet më të vështira për të.

Po, më dhemb shpirti, çka të them. Këto kanë qenë momentet më të vështira

Kur u pyet se cili koment e kishte prekur më shumë, Rabea përmendi akuzën e rëndë ku Miri ishte quajtur “pedofil”.

Ajo tha se ky term ishte përdorur disa herë dhe se akuza të tilla nuk duhen thënë lehtë.

Nga ana e tij, Miri u shpreh se fjala ishte përdorur gabimisht dhe pa kuptuar peshën reale të saj, ndaj edhe bashkëshortja e tij kishte reaguar fort ndaj këtij momenti.

Deklaratat e çiftit kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatet e forta që shoqëruan sezonin e fundit të “Big Brother VIP Albania”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter