Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës në Virolahti, afër kufirit me Rusinë, mëngjesin e 3 majit, tha Ministria finlandeze e Mbrojtjes.
Forcat Ajrore të Finlandës e pikasën dronin në orët e para të mëngjesit, u tha në njoftimin e Ministrisë.
“Modeli dhe origjina e dronit nuk janë identifikuar”, thanë autoritetet, duke shtuar se kjo fluturake nuk është më në hapësirën ajrore finlandeze.
Incidenti ishte duke u hetuar nga roja kufitare finlandeze, thuhet në njoftim, pa u dhënë detaje të tjera.
Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se njësitë e mbrojtjes ajrore ushtarake kanë rrëzuar 334 dronë ukrainas gjatë natës në rreth 15 rajone, disa prej tyre afër Shën Petersburgut, rreth 150 kilometra nga Virolahti.
Në mars, Ukraina i kërkoi falje Helsinkit pasi dy dronë ukrainas u rrëzuan në jug të Finlandës, që me gjasë E madheijuan nga kursi për shkak të ndërhyrjes ruse.
Ndërkaq, në të kaluarën disa vende evropiane kanë raportuar për shkelje të dyshuara ruse të hapësirës së tyre ajrore./rel



