Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri, ka folur për herë të parë më gjerësisht mbi mënyrën se si familja e tij e ka përjetuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, ai ka treguar se në veçanti nëna e tij i ka përjetuar shumë rëndë situatat dhe diskutimet që janë krijuar gjatë lojës, duke u ndikuar emocionalisht nga ngjarjet dhe komentet në adresë të tij.
I prekur, Miri ka folur me shumë ndjeshmëri për figurën e saj, duke e cilësuar si njeriun më sakrifikues në jetën e tij dhe burimin kryesor të dashurisë familjare.
“Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez.”
Ai ka rrëfyer gjithashtu se një nga shqetësimet më të mëdha gjatë qëndrimit në reality show ka qenë pikërisht gjendja emocionale e nënës së tij, e cila nuk i ka pranuar lehtë akuzat dhe zërat që qarkullonin për të.
“Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll”
Deklaratat e Mirit kanë ngjallur reagime të shumta, duke nxjerrë në pah edhe një herë ndikimin emocional që formatet televizive kanë jo vetëm te konkurrentët, por edhe te familjarët e tyre jashtë shtëpisë.



