Pesë gola të shënuar në Vorë, në betejën kundër kryesuesve të Elbasanit. Shënoi Vora me Dakën që në minutën e 4-t, teksa barazimi i verdhebluve ndodhi në të 47-ën me Boye.
Luis Felipe ktheu avantazhin momental për Vorën, teksa Bunjaku ishte i radhës në listën e golashënuesve për të barazuar në 2-2 për miqtë.
Kur u duk se gjithçka u mbyll, në të 77-ën Karrica tundi dy herë rrjetën për Vorën, për të marrë një fitore plot vlerë në misionin e vështirë të mbijetesës.
Vora-Elbasani 4-2
Golat: Daka 4’, Luis Felipe 69’, Karrica 77’, 89’/ Boye 47’, Bunjaku 71’



