Sydney Sweeney dhe Scooter Braun duket se kanë vendosur t’i tregojnë botës historinë e tyre të dashurisë, ndërsa lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Aktorja 28-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotosh nga festivali muzikor Stagecoach, ku u shfaq krah partnerit të saj të ri. Në disa prej imazheve, dyshja shihen shumë pranë njëri-tjetrit mes turmës së festivalit.

Ylli i “Euphoria” e shoqëroi postimin me përshkrimin: “Një fundjavë si kauboj”, duke ndezur menjëherë reagimet e fansave.

Megjithatë, Sydney nuk ishte e vetmja që la të kuptohej për romancën. Vetëm pak javë më parë, Scooter Braun publikoi në rrjetet sociale një foto bardhë e zi me aktoren e filmit “Anyone But You”.
Sipas raportimeve, dyshja u afruan për herë të parë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Itali, në shtator të vitit 2025.

Pas atij eventi, ata u panë të kapur për dore në një galeri arti, ndërsa deri në fund të vitit marrëdhënia mes tyre ishte bërë shumë më serioze.

Një burim pranë çiftit ka deklaruar se Scooter dhe Sydney po kalojnë shumë mirë së bashku dhe se janë në një marrëdhënie të përkushtuar.
Tashmë fansat janë të bindur se kjo romancë sapo ka hyrë në një fazë të re dhe shumë më të rëndësishme.



