Hailey Bieber flet hapur për martesën me Justin: “Ka gjëra që thjesht nuk funksionojnë”

featured
Press Online
02 Maj 2026, 17:14

Së fundmi janë rikthyer sërish zërat për probleme në martesën e Hailey dhe Justin Bieber, ndërsa vëmendja është kthyer edhe te deklaratat e saj të mëparshme rreth sfidave që kanë përjetuar si çift.

Në një intervistë për Time, Hailey pranoi se nuk është aspak e lehtë të mbash një marrëdhënie që ndodhet vazhdimisht nën vëzhgimin e publikut.

Ajo u shpreh se në një pozicion të tillë përballesh me shumë gjykime, ku çdo lëvizje analizohet dhe interpretohet nga të tjerët.

Sipas modeles, shpesh krijohen histori dhe narrativa rreth jetës së tyre private që nuk kanë lidhje me realitetin, gjë që e bën situatën të lodhshme dhe të pakëndshme.

Martesa e çiftit ka qenë prej vitesh në qendër të interesit publik, duke u shoqëruar shpesh me spekulime për krizë, tensione apo divorc.

Hailey ka treguar se presioni i vazhdueshëm dhe komentet mbi marrëdhënien e tyre janë diçka e vështirë për t’u përballuar.

Duke folur edhe për çështje intime, ajo theksoi se ka disa gjëra që “thjesht nuk funksionojnë” për të dy, sidomos kur bëhet fjalë për ide që mund të dëmtojnë besimin e ndërtuar ndër vite.

Hailey dhe Justin Bieber u martuan në vitin 2018, pas një historie dashurie të shoqëruar nga ndarje dhe rikthime.

Në gusht të vitit 2024, ata u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Jack Blues.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter