“The Rolling Stones” ka nxjerrë një postim misterioz në Instagram, duke lënë të kuptohet për mundësinë e një publikimi të ri muzikor.
Grupi legjendar i rock-ut ndau një video 13-sekondëshe me 4,2 milion ndjekës e ku shfaqej logoja e tij karakteristike me gjuhën dhe buzët mbi një sfond në lëvizje, që përfshinte ato që dukeshin si shkronja, fjalë e simbole.
Postimi enigmatik, i mbushur me pëlqime dhe komente nga fansat e entuziazmuar, përfshinte edhe një fragment nga një këngë e paidentifikuar, që luhej në sfond.
Përshkrimi i postimit përbëhej vetëm nga dy emoji, përfshirë një CD, duke bërë që fansat të besojnë se grupi po paralajmëron album të ri.
Ky postim vjen mes zërave se grupi po përgatitet të publikojë një album që do të ishte i pari që nga ai fitues i çmimit “Grammy” në vitin 2023, “Hackney Diamonds”.
Zërat nisën muajin e kaluar, kur në Londër u shfaqën mesazhe misterioze, përfshirë postera dhe kode QR të lidhura me emrin “The Cockroaches”. Besohet se kanë të bëjnë me grupin.
Gjithashtu, thuhet se “The Rolling Stones” ka publikuar muzikë dhe ka performuar koncerte nën pseudonimin “The Cockroaches”, ndërsa në Instagram janë shpërndarë video ngacmuese që sugjerojnë të njëjtin emër.
I krijuar në Londër, në vitin 1962, grupi “The Rolling Stones” ka një histori të gjatë me albume në krye të klasifikimeve dhe hite si “(I Can’t Get No) Satisfaction”, “Paint It Black” dhe “Start Me Up”.
Ndër vite, grupi ka pasur anëtarë të ndryshëm, por formacioni aktual përbëhet nga Mick Jagger, Keith Richards e Ronnie Wood.
Pas ndarjes nga jeta të anëtarit të vjetër Charlie Watts në gusht 2021, në moshën 80-vjeç, muzikanti Steve Jordan mori rolin e bateristit.
Në atë kohë, grupi shkruante:
Watts, një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij.
Ky ishte një homazh në rrjetet sociale.
“The Rolling Stones”, pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 1989, ka regjistruar 14 albume numër një në Britaninë e Madhe dhe 8 hite që kanë arritur vendin e parë gjatë karrierës shumëdekadëshe të grupit.



